Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në ditën e tretë të kërkimeve në ujërat e lumit Vjosë, trupi i shoferit të Prokurorisë së Përgjithshme Artan Shijaku ende nuk është gjetur. Kërkimet e drejtuara nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjeneral Pëllumb Qazimi, kanë vazhduar edhe sot që në mëngjes herët, nga më shumë se 200 trupa të ushtrisë dhe policisë.

Ndërkohë ulja e temperaturave ka vështirësuar futjen e zhytësve në ujë dhe kontrollin gjatë rrjedhës së lumit. Tre ditë më parë, makina e Prokurorisë së Përgjithshme e drejtuar nga Artan Shijaku, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë, në afërsi të Ujit të Ftohtë, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër./tvklan.al