Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ulen tonet e polemikës mes socialistëve dhe socialdemokratëve. Një shtrëngim duarsh mes kryeparlamentarit të socialistëve Arben Malaj dhe Skënder Gjinushit, e ka bindur këtë të fundit se është ende herët, që mazhoranca socialiste të votojë për largimin e tij nga detyra e kryeparlamentarit.
Gjinushi ka siguruar gazetarët se do t’i paraqesë dy anëtarët socialdemokratë, në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të Tiranës, ndërsa demokrati Gjana ka deklaruar, se mbledhja e këtij këshilli është e paligjshme, pasi nuk do të jenë prezent në të 2/3 e këshilltarëve bashkiak të kryeqytetit.
Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Incidenti i Orikumit është në gjykatë dhe mund të pyesni gjykatën e Vlorës. Ne nuk kemi bërë thirrje për bojkot të anëtarëve të këshillit bashkiak”.
Arben Malaj:- “Jo vetëm Partia Socialiste me PSD, por mendoj se të gjitha forcat politike në vend, pas mbarimit të një fushate elektorale kanë shumë më tepër punë përpara”./tvklan.al
Gazetare – Vladimir Lame