Procesi i legalizimit në qarkun e Tiranës, po ecën me ritme të larta. Sipas kreut të ALUIZNI-t për këtë zonë, më e madhja në vend, mësohet se janë kompletuar gati 80 % e dosjeve për legalizim, ndërkohë që vetëm një ditë më parë qeveria miratoi edhe 5 mijë dosje të tjera pikërisht për qarkun e Tiranës.

Agim Berisha: “Të arrish të bësh nga 5 mijë pasuri në javë është një volum tepër i madh dhe një punë shumë e madhe. Sot ne kemi arrit për Tiranën të kalojmë 80% të pasurive të bëra gati që qytetarët të bëjnë pra të mbyll të gjitha procedurat teknike dhe ligjore për të bërë pagesat. Deri tani kemi përfunduar rreth 30 mijë pasuri është një volum shumë i madh. Duke pasur parasysh dhe kohën që në kemi filluar të punojmë për këtë proces. Është një proces saktësisht teknik dhe ligjor në shkallën më të lartë teknologjisë.”

Për gjithë dosjet që miratohen nga këshilli i ministrave mbetet vetëm kryerja e pagesës për tu pajisur me lejen e legalizimit. Ndërkohë që shumë shpejt pritet që të hyjë në fuqi edhe vendimi i cili do u mundësojë qytetarëve që 80 % e pagesës për legalizimin ta kryejnë nëpërmjet letrave me vlerë./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro