Formulari i ri për pagesën e legalizimit ka mbërritur pranë zyrave të ALUIZNI-t. Qytetarët tashmë kanë në dorë këtë formular, i cili parashikon dy mënyrat e pagesës për detyrimin ndaj agjencisë së legalizimeve në lekë dhe në bono privatizimi.

Një javë nga hyrja në fuqi e ligjit që mundëson pikërisht aktivizimin e letrave me vlerë në procesin e legalizimit, zgjidhet edhe hallka e fundit, pra prej ditës së sotme me plotësimin e formularit qytetarët do përfitojnë nga pagesa me bono kundrejt përqindjeve të miratuara.

Pas dorëzimit të kërkesës nga qytetarët e interesuar pranë zyrave të ALUIZNI-t veprimet e tjera do të kryhen në bankë.

Pas dorëzimit të kërkesës nga qytetarët e interesuar pranë zyrave të ALUIZNI-t verimet e tjera do të kryhen në bankë.

Individët që kanë kryer tashmë pagesën e legalizimit kanë dhe tre muaj kohë për të drejtuar këtë kërkesë.

Sipas ligjit për sipërfaqe deri në 500 metra katrorë jashtë vijës së verdhë bono paguhet 70% e detyrimit ndaj agjencisë së legalizimit ndërsa brenda vijës së verdhë për sipërfaqe deri në 300 metra katrore do të paguhet 70% me bono, kurse për hapësirën nga 300 në 500 m katrore shkalla e pagesës me letra me vlerë është 50%.

Aktivizimi i bonove të privatizimit në procesin e legalizimit kanë sjellë edhe rritjen e vlerës së tyre në treg.

Këtë fundjavë në tregun e lirë ato këmbehen rreth 15%, por për shkak të kërkesës vlera e tyre mund të rritet edhe më shumë në vijim./tvklan.al