Brunilda Cami: “Jemi në KZAZ-në 50 që përkon me njësinë bashkiake nr.6 në kryeqytet, ndodhemi pra në zonën e Kombinatit. Këtu pranë kam kryetarin e kësaj KZAZ-je, zotin Gëzim Çekrezi. Zoti Gëzim sa kuti votimi po numërohen në këtë qendër dhe ku jemi deri tani, sa keni numëruar?”
Gëzim Çekrezi: “Zona 50 ka 47 qendra votimi, të cilat vazhdon procesi i numërimit në vendin e numërimit të votave. Deri tani ne jemi tek 39 kuti votimi të përfunduara dhe janë për tu numëruar edhe 8 qendra votimi të tjera.”
Brunilda Cami: “Si ka ecur deri tani procesi i numërimit, keni pasur probleme?”
Gëzim Çekrezi: “Jo, në KZAZ-në tonë konstatoj me kënaqësi që procesi i numërimit të votave ka ecur mirë.”
Brunilda Cami: “Në bazë të rezultateve paraprake a mund të kemi të dhëna se si rezulton deri më tani numërimi i votave?”
Gëzim Çekrezi: “Deri tani, në këto momente që flasim koalicioni Bashkimi për Ndryshim është në avantazh ndaj koalicionit Aleanca e Ndryshimit.”
Brunilda Cami: “Kur mendoni se do t’i përfundoni edhe qendrat e mbetura të panumëruara?”
Gëzim Çekrezi: “Shpresoj shumë në bashkëpunimin e vëzhguese të cilët ndonjëherë pa dashur bëhen dhe pengues të procesit. Shpresoj shumë në rendimentin e grupeve të numërimit dhe mendoj që për të mos dhënë dhe orën e saktë mendoj që afërsisht ora 4 do të ketë përfunduar procesi i numërimit ët votave.”/tvlan.al