Lajme Arkiva 2003

Ministri i Energjetikës Viktor Doda ka garantuar se për këtë vit nuk ka rrezik për krizë energjetike në vend por vetëm kufizime në furnizim. I thirrur nga komisioni parlamentar i integrimit për të raportuar për punën që ka bërë Ministria e Industrisë dhe Energjetikës për të përmbushur detyrat e rezolutës së parlamentit për raportin e Bashkimit Evropian, ministri Doda ka shpjeguara se për shkak të problemeve  të trashëguara kufizimet do të vazhdojnë të jenë të pranishme për një kohë të papërcaktuar.

Viktor Doda: Pra duhet të theksoj se ne kemi rezerva energjetike, për të plotësuar nevojat e konsumatorëve në saj të asaj që thashë bashkërendimit të mirë të prodhimit me importin. Momentet janë dy, jo se nuk kemi burime energjetike për të plotësuar kërkesën për këtë vit, por kufizimet janë të lidhur me dy faktorë. Me nivelin teknik të transmetimit të shpërndarësve, e cila nuk mund të përballoj gjendjen aktuale që ka për të plotësuar kërkesat, sepse gjendja teknike e tij me gjithë përmirësimet që bëhen nga viti në vit vazhdojnë përsëri të jenë problematike dhe së dyti është e lidhur me nivelin e pagesave.

Ministri Doda ka shpjeguar edhe për kushtet që duhet të plotësoj Shqipëria për tu përfshirë në tregun rajonal të energjisë elektrike duke theksuar se linjat aktuale të transmetimit me të cilat Shqipëria eksporton dhe importon nuk përmbushin kriteret e Bashkimit Evropian./tvklan.al