Tashmë ndodhemi në javën e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan dhe Saimiri bëri një takim të sikletshëm për disa nga konkurrentet, teksa i ftoi ato në një qendër SPA.
I gjithë grupi i konkurrenteve kanë zhvilluar lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari ka veçuar disa prej tyre për një takim të shkurtër privat.
Vivien ka folur për këtë takim në grup në “Daily Love Story”, teksa është shprehur se është e zhgënjyer me njërën prej vajzave, Arjanën.
Ajo ka treguar se Arjana u mërzit dhe filloj duke bërtitur për faktin që Saimiri nuk e zgjodhi në një takim të shkurtër.
“Jam e zhgënjyer nga njëra nga gocat, nga Arjana, që u fut u mërzit aty duke bërtitur. Nuk e kuptova pse. Ne të gjitha do ta takojmë nga njëherë, dhe unë dua që të gjitha gocat të kenë një farë kontakti që ta shohim edhe ne se si reagon Saimiri me ato edhe ato se si reagon Saimiri me ne”, është shprehur Vivien
Ndërkohë, ajo ka theksuar se nuk është e nevojshme që të bësh zhurmë për të marrë një takim.
“Arjana u mërzit sepse priste që ta zgjidhte Saimiri. Edhe pse ndoshta i duket sikur po bën shumë zhurmë. Kam përshtypjen që s’duhet të bësh shumë zhurmë për hiçgjë”, ka thënë Vivien./tvklan.al