Lajme Arkiva 2003

Vizita në Tiranë e një delegacioni të Partisë Socialiste Evropiane ka përfunduar me një fund të lumtur për dy partitë e majta kryesore në këtë vend. Së shpejti socialistët dhe social-demokratët do të ribashkohen në nënshkrimin e një marrëveshje të re mes tyre.

Ndërhyrjen vendimtare të socialistëve evropian e ka pohuar edhe numri dy i Partisë Socialistë të Shqipërisë Gramoz Ruçi. Si shkallë e kryetrarit të delegacionit kërkoj që ky bashkëpunim veçanërisht të konkretizohet dhe të materializohet më tej. Shumë shpejt të dyja këto parti do të konkretizojnë bashkëpunimin e tyre për zgjedhjet e ardhshme.

Nga kjo lëvizje e planifikuar prej disa javësh kanë mbetur të kënaqur edhe socialdemokratët. Ndarja e të majtëve shqiptar u theksua 8 muaj më parë me marrëveshjen Nano-Berisha për zgjedhjen e presidentit konsensual marrëveshje që nuk u firmos nga partia social-demokrate, por mesa duket me prishjen e marrëdhënieve me opozitën në skenën politike shqiptare do ri-aktivizohen aleanca e vjetër Nano-Gjinushi./tvklan.al