Lajme Arkiva 2003
Koicidencë apo jo në ditën historike për shqiptarët kur në Tiranë ndodhej sekretari amerikan i shteti Colin Powell në kryeqytetin shqiptar ndodhej gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi. I stacionuar prej dy ditësh në hotelin “Rogner”, zoti Thaçi është rezervuar të dalë para kamerave edhe pse ndodhet në një moment të rëndësishëm politik ku ka propozuar në Prishtinë pezullimin e procesit të vendosjes së statusit të Kosovës.
Prania e njëkohshme e zotit Thaçi dhe zotit Powell në Tiranë ka bërë që zëra shumë të rezervuar të flasin për një takim të tyre gjatë orëve të qëndrimit të Powell në Tiranë. Por i pyetur nga Tv Klan pak orë para se të kthehej në Prishtinë, zoti Thaçi as e pohon dhe as e mohon këtë informacion.
Gazetarja: Zoti Thaçi çfarë bëni në Tiranë ditën që vjen zoti Powell këtu?
Hashim Thaçi: Vizitë private.
Gazetarja: Ka të bëjë me kërkesën tuaj për Moratorium?
Hashim Thaçi: Të lutem!
Gazetarja: Sa do të qëndroni?
Hashim Thaçi: Nesër do iki.
Gazetarja: Keni biseduar me zotin Harnish për moratorium?
Hashim Thaçi: Po.
Gazetarja: A e keni takuar zotin Powell?
Koincidenca e dytë nëse mund ta quajmë kështu e zotit Thaçi në Tiranë ka të bëjë me një deklarim të shefit të misionit Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Rino Harnish i cili ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin disa elementë të Moratoriumit të propozuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Nga ajo që ne kemi dëgjuar prej Thaçit çdo thirrje e drejtuar elementeve politik të përfshira në çështjen e Kosovës si brenda edhe jashtë saj për të ndërprerë të biseduarit përfundimtar dhe për tu përqendruar në implementimin e rezolutës 12,44 është diçka që ne e përkrahim. Ashtu sikur kemi theksuar shumë herë dhe siç departamenti i shtetit e ka bërë të qatë në shumë takime me zyrtarë kosovarë dhe ndërkombëtarë. Prioriteti ynë kryesor në Kosovë këtë vit është që UMNIK të sqaroj të gjitha kompetencat jo të rezervuara te institucionet e nevojshme qeverisëse deri në fund të këtij viti dh e që të përqendrojmë të gjitha përpjekjet tona në zhvillimin e një qeverisjeje të mirë”, ka deklaruar Harnish.
Megjithatë sipas tij qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mund të përkrah afatizimin kohor apo mekanizimin për statusin përfundimtar që është jashtë kornizës së rezolutës 12,44.
Në deklaratën e zotit Harnish thuhet se Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjithë faktorëve politik të ndërpresin plotësisht çdo bisedë rreth opsioneve të statusit përfundimtar për Kosovën të cilat janë jashtë asaj kornize./tvklan.al