Sipas një materiali të specialistëve të Task Forcës si dhe një kontrolli të përbashkët të kryer me specialistët e KESH-it në filialin e Tiranës rezulton se vetëm në kryeqytet grabiten çdo muaj rreth 500 mijë dollarë, vjedhje e cila realizohet sipas një skeme perfekte që nis që nga hallkat më të ulëta, faturistët e deri lart.

Sipas shifrave rezulton se në Tiranë 37 % e energjisë elektrike nuk faturohet fare, ndërsa në zonat periferike kjo shifër shkon deri në 80 %. 35% e konsumatorëve nuk kanë fare kontrata me KESH-in e Tiranës. Dukuritë më shqetësuese janë ato të furnizimit të konsumatorëve të mëdhenj direkt nga prodhuesi përmes fidrave të nënstacioneve pa kaluar fare përmes kontaktorëve matës.

Sipas një sondazhi të bërë nga TV Klan në lagjet periferike konstatuam se nëpër shtylla janë në funksionim disa dhjetëra transformatorë privat të paregjistruara nga filiali, pa folur për telat elektrike jashtë çdo kushti teknik të sigurisë. Banorët kërkojnë të njohin faturistët të cilët nuk kanë shkelur ndonjëherë këtu, ndërkohë që mijëra kilovat orë tëharxhuara kanë kohë që nuk derdhen në arkën e shtetit./tvklan.al

Gazetar: Teodor Keko