Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 65-vjeçar këtë mëngjes.
Shtetasi B. Ll., banues në Ishull, Shëngjin, në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia ka ndërhyrë duke vënë në pranga autorin.
Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e këtij të fundit, uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë gjahu dhe municion luftarak. /tvklan.al