Festa në qytetin e Shkodrës ka filluar që sot për fitimin e titullit kampion nga ana e Vllaznisë së Shkodrës dhe kjo sepse Tirana nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në takimin e prapambetur të zhvilluar në Peqin ndaj Shkumbinit vendas. Siç dihet këto skuadra kishin lënë përgjysëm takimin midis tyre ditën e shtunë për javën e parafundit të kampionatit kombëtar të futbollit për shkak të rënies së vazhdueshme të shirave të rrëmbyeshëm në qytetin e Peqinit. Kështu që Federata Shqiptare e Futbollit e caktoi për të zhvilluar sot ndeshjen në fjalë.
Gjithashtu si për ironi të fatit, Tiranën e kryesoni të shtunën 1-0 ndaj peqinasve, ndërsa sot sulmuesit e saj të kryesuar dhe nga sulmuesi më i mirë i kampionatit shqiptar Fortuzi me 30 gola nuk mundën dot të gjenin rrjedhën e jetës, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 0-0, që do të thotë se Vllaznia do të luajë radhën e ardhshme me Shkumbinin në Shkodër, që të bëjë të vetin titullin kampion./tkvlan.al