Vllaznia po tregon çdo ditë e më shumë se është një nga forcat kryesore të kampionatit shqiptar. Barazimi me Tiranën kryesuese nuk ishte i vetmi rezultat pozitiv që skuadra më e vjetër pasi ka arritur të marrë 10 pikë në katër ndeshjet e fundit. Ish-lojtari dhe ish-trajneri i shkodranëve, Astrit Hafizi mendon se formula sekrete e këtij ekipi është besimi që iu dha të gjithë elementëve.
Astrit Hafizi: “Skuadrës i është dhënë mundësia, i është dhënë koha , këtij trajnerit normalisht i është besuar që të punojë i qetë, t’i krijohen kushtet, kjo ëstë më kryesorja për një skuadër. Rezultati lidhet nëpërmjet një ekuilibri shuam të mirë mendoj unë që duhet të ketë trajneri me lojtarët dhe anasjelltas, kjo është më kryesorja. Në qoftë se këto ekuilibra prishen unë mendoj që dhe problemet e nëj skuadre do të jenë të vazhdueshme.”
Astrit Hafizi sqaron se Vllaznia është një skuadër me karakter sulmues dhe se luhatjet sporadike në kampionat nuk kanë ndikuar shumë. I kënaqur për ekipin dhe për atë që ka bërë deri më tani është mesfushori Paulin Dhëmbi, i cili pranon se dyshimet e fillim sezonit për ecurinë e formacionit shkodran ranë.
Paulin Dhëmbi: “Ndoshta në fillim mendimi i njerëzve i opinionit nuk ka qenë shumë pozitiv, por gjithsesi puna jonë ka treguar të kundërtën, ne kemi besim dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm.”
Sipas Astrit Hafizit, që me Vllazninë ka fituar trofe si lojtar dhe si trajner, largimet e disa titullarëve në merkaton e verës nuk janë zëvendësuar tërësisht. Skuadra shkodrane pas 12 javësh gjendet e dyta, vetëm 1 pikë larg Tiranës së vendit të parë. /tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku
Operator: Petrit Xhaferri