Vllaznia kërkon ta mbyll me fitore fazën e parë të Superligës shqiptare. Shkodranët zbresin përballë Laçit në javën e nëntë të kampionatit, në një transfertë tepër të vështirë si ajo e Kurbinit.

Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç, i cili kërkon vetëm 3 pikëshin dhe asnjë rezultat tjetër.

“Objektivi është të marrim 3 pikë. Ne jemi ekip në rritje. Nuk do të ndryshojmë ndonjë gjë nga ndeshjet e fundit, vetëm lojtarët ndonjë ndryshim për shkak të mungesave. Ne nuk varemi vetëm nga 11 lojtarë, jemi ekip që duam të rritemi çdo ditë dhe puna është t’i rrijmë sa më afër lojtarëve për t’i rritur. Duhet të jemi të fokusuar te loja jonë. Do jetë sfidë ndryshe, gjithsesi duam t’i bëjmë një fitore dhuratë tifozëve”.

Sfidë ekstremesh në renditje, pasi Vllaznia numëron 14 pikë në vendin e dytë, ndërsa kurbinasit gjenden të fundit me vetëm 3 pikë. Tek Laçi debuton edhe trajneri Moriero, i zgjedhur nga bardhezinjtë për t’i ndryshuar kah rezultateve negative të deritanishme.

Klan News