Vllaznia do të luajë ndaj Dinamos ndeshjen e aradhes në Superligën shqiptare dhe objektivi padyshim do të jetë fitorja. Trajneri, Thomas Brdariç në konference për shtyp u shpreh se e vlerëson kundërshtarin, por nga ana tjetër deklaroi se do te luftojnë fort për t’i treguar se Vllaznia është skuadra më e mirë.
Thomas Brdariç, trajner i Vllaznisë: Fokusi ynë është i përqendruar tek puna dhe ndeshja e radhës dhe të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive. Sfida jonë është të ruajmë këtë performancë sepse çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ne. Dinamo është një kundërshtar i forte dhe një nga ekipet më të mira të kampionatit. Ka lojtarë me cilësi shumë të mira individuale dhe një trajner me shumë përvojë. Por ne do të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur për të treguar se jemi ekipi më i mirë. Nëse ekipi luan edhe bukur, atëherë fitoret të shijojnë më shumë.
Pas 6-javësh kampionat, shkodranët kryesojnë renditjen me 13 pikë dhe zbret në “Elbasan Arena” pas tre fitoreve radhazi. Në krahun tjetër, Dinamo City gjendet në vendin e pestë me 8 pikë, teksa nuk humbet prej katër takimesh.
Klan News