Në muajin Qershor 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese tregojnë se ka pasur një rritje me rreth 40%.
në krahasim me Qershorin e vitit të shkuar, ndërkohë që rritjen më të madhe e kanë shënuar jo resident, me 49,9 %, por për rezidentët rritja është më e vogël, 18,4 %.
Por veç rritjes së numrit të vizitorëve në hotele dhe struktura të tjera akomoduese, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT ka dhe një rritje të kohës së qëndrimit.
Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1 %, në krahasim me Qershor 2023. Numri i netëve të qëndrimit nga shqiptarët është rritur me 5,9 % ndërkohë që të huajit gjatë muajit Qershor kanë zgjedhur të qëndrojnë më gjatë në strukturat akomoduese duke pësuar një rritje me 35.5% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të shkuar.
Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit Qershor rajoni më i lartë i vizitorëve është në zonën në afërsi me bregdetin.
Edhe në muajin Qershor, turistët nga Kosova kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj, po ashtu zënë edhe peshën më të madhe të turistëve që qëndrojnë në hotele. Ndërsa të dytët renditen italianët për sa i përket numrit të vizitorëve dhe më pas polakët.
Por ndryshe nga italianët polakët që janë një treg i konsoliduar prej vitesh, qëndrojnë më gjatë në strukturat akomoduese, duke bërë që polakët të renditen të dytët pas kosovareve me 9.2% të net qëndrimeve, dhe italianët të tretët me 8.1%, më pas janë turistët nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Klan News