Banorët e periferisë së Vlorës bashkëjetojnë prej vitesh me smogun kancerogjen që çlirohet nga djegia e mbeturinave urbane, ndërkohë që drejtuesit lokal thonë se kjo gjendje do të vazhdoje deri në miratimin e një projekti për ndërtimin e një landfilli, për të cilin mungojnë fondet.

Halim Dervishi: “Ne kemi përcaktuar 2-3 pikat të cilat janë më të përshtatshme ku komuniteti është më i larguar, ku na është akorduar një fond prej 10 milion lekë të reja për bërjen e projekt i cili nuk ishte i mjaftueshëm. Kemi bërë kërkesë ministrisë për dyfishimin e kësaj vlere. Megjithë këtë jemi në një situatë, të cilët ne po luftojmë që të dal kjo vlerë fondi që sivjet që ky projekt i këtij landfilli të bëhet shumë shpejt dhe të mendohet që për vitin 2010 të fillojë zbatimi i tij”.

Shpesh here tymi mbulon të gjithë zonën e Jallit të nartës, ndërsa banoret shprehen se për ta është bërë pamundur jetesa natën, ku për shkak të erës së rëndë të plehrave që digjen kanë vështirësi edhe në frymëmarrje./tvklan.al

Gazetare: Ornela Hili