Lajme Arkiva 2003

Fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, kanë patur kënaqësinë të marrin dhurata nga kompania Vodafone me rastin e Vitit të Ri. Të mbledhur në ambientet e kësaj qendre për fëmijët jetim, atyre u janë shpërndarë dhurata të cilat përmbanin veshje dhe atlete sportive.

Gazetari: E pe pakon e vitit të ti?

Djali: Po.

Gazetari: Çfarë të kishin dhënë?

Djali:Kostum dhe atlete.

Gazetari: Gëzove?

Djali:Po.

Vajza: Kostum, atlete, kaq.

Gazetari: A mbete e kënaqur nga pakoja?

Vajza: Po.

Po ashtu nga kjo kompani janë dhuruar dhe katër kompjutera dhe krahas kësaj punonjësit e Vodafonit do të ofrojnë edhe kurset përkatëse për këta fëmijë. Ata ndihen të kënaqur për këto dhurata ndërkohë që të pranishëm këtu sot ishin dhe punonjësit e Vodafonit në Shqipëri, si edhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale./tvklan.al