Një 32-vjeçar ka rënë në pragat e Policisë pasi ka grabitur një automjet tip “Range Rover”, në një servis në lagjen nr. 7 në Kavajë.
Sipas asaj që njofton Policia është bërë e mundur gjetja e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/ Vodhi një automjet tip “Range Rover”, në një servis në lagjen nr. 7, identifikohet, lokalizohet dhe kapet 32-vjeçari, shtetas me precedent për të njëjtin krim.
Policia gjeti automjetin e vjedhur.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë mëngjesit të datës 28.10.2024, në servisin në pronësi të tij, ishte vjedhur një automjet tip “Range Rover”, Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u mundësua gjetja e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al