Kashari është përfshirë nga ethet e zgjedhjeve. Komuna e cila vuajti mungesën prej 8 muajsh të kreut të saj arrestuar në dhjetor të vitit 2007 për shpërdorim detyre, tashmë pritet të zgjedhë një kryetar të ri mes 4 kandidatëve në konkurrim. Besnik Fuçia, për Partinë Demokratike, Sinan Egra për Partinë Socialiste, Alfred Bakalli për LSI i mbështetur nga PDS dhe Aleanca Demokratike, por edhe një kandidat i pavarur Rustem Murati.
Gjithçka ka proceduar në qetësi të plotë, nuk është raportuar asnjë incident të paktën deri në mesditë, një fakt që e konfirmon dhe një prej vëzhguesit të KQZ Skënder Vrioni.
Skënder Vrioni: “Mendoj se mbas një procedure paraprake që është zhvilluar dje me shpërndarje bazë materiale dhe një trajnimi specifik me nënkryetar, sekretar të qendrës së votimit e cila u bë komformë procedura të rregullta ligjore. Sot janë hapur qendrat e votimit në orarin e caktuar me disa probleme minimale që janë zgjidhur me një bashkëpunim të ngushtë nga Komisioni i Zgjedhjes së Qeverisë Vendore me inspektor të KQZ-së. Në terren tani problemet po ecin mirë shpresojmë që deri në fund ky proces të jetë normal ligjorë dhe brenda standardeve të kërkuara”.
Gazetarja: Çfarë problematike mund të sjellë fakti që 40% e komisionerëve nëpër qendrat e votimit, partitë politike i kanë ndërruar vetëm 1 ditë më parë?
Skënder Vrioni: “Kjo sillte problem në lidhje me trajnimin e tyre, pasi kishim komisioner që u ndërruan në momentin e fundit dhe personat vetë të emëruar nuk e dinin që ishin zgjedhur komisioner dhe nuk morën trajnimin e duhur. Gjithsesi ne morëm masat paraprake që me shpërndarjen e bazës materiale të bëhesh trajnimi të paktën me kryetar, nënkryetar, sekretar të çdo qendre votimi”.
Në qendrën 1539 raportohet mungesa e 3 shtetasve në listën e votuesve. Një gjë që duket se do të marrë zgjidhje nga KQZV e zonës.
“Votimi po shkon normalisht, pa probleme. Gjer tani nuk kemi pas probleme, jemi morë vesh me të gjithë komisionerët këtu pa probleme”.
Gazetarja: A ka patur njerëz të cilët nuk e kanë gjetur vetën në lista?
“Po. Ka pasur deri tani ka pasur 3 veta. Ekzaktësiusht jo po 3 që nuk e kanë gjet, 3 persona”.
Gazetarja: Ku i keni orientuar ato? I keni dërguar tek KQZV-ja e zonës?
“Janë dy qendra votimi. Do të kontrolojnë atë, në qoftëse nuk gjehet tek këto dy qendra normal që do të shkojnë të ankohen te KQZ”.
Gazetarja: Ju jeni përfaqësuesi i partisë?
“Përfaqësuesi i PS, nënkryetar i qendrës së votimit”.
Gazetarja: Si mendoni se do ta zgjidhni problemin e këtyre 3 personave të cilët nuk gjenden në listë?
“Këto 3 personat do ndjekin procedurën që ka caktu KQZ-ja”.
Gazetarja: Ju jeni kryetar, përfaqësuesi?
“Përfaqësuesi i PD-së”.
Në Kashar janë ngritur 18 qendra votimi për 13.371 zgjedhës, deri në mesditë numri i votuesve ka mbërritur në 15%./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi