Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Eduard Llagami dhe Eduard Keçi kanë pranuar gjykimin e shkurtuar që në seancën e parë të çështjes, që ka të bëjë me vrasjen e prifti spanjoll Joakim Bernard, rreth 4 vjet më parë. Për këtë arsye, po në këtë seancë, përfaqësuesi i akuzës ka dhënë konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar dënimin me nga 25 vjet burg për secilin prej të pandehurve.

Këta të fundit u arrestuan para një viti, pasi ekspertiza e gjyrmëve të gjetura në banesën e viktimës, përputhej me ato të këtyre personave.

Prifti spanjoll Bernard, që sipas policisë kryente dhe funksionin e agjentit u gjet i mbytur dhe me duar e këmbë të lidhura në shtratin e tij. Pistat kryesore të hetimit qenë ato të grabitjes dhe vetëmbrojtjes nga ana e autorëve./tvklan.al