Një javë pas ngjarjes tragjike tek shkolla “Fan Noli”, prindërit e 14-vjeçarit të vrarë iu bashkuan, pak minuta përpara mbylljes, protestës qytetare përpara Ministrisë së Arsimit. Për shkak të dhimbjes që i ka pushtuar, babai i 14-vjeçarit nuk mbajti asnjë deklaratë për mediat.
Qëndruan për disa minuta, teksa protestuesit brohorisnim emrin e 14-vjeçarit.
“Vetëm drejtësi! Nuk dua askush… s’ka çfarë më duhet më”, tha ai mes të tjerash.
Ishte gjyshi i 14-vjeçarit i cili kërkoi drejtësi për nipin e tij.
“Vetëm 4 ditë nga marshim-protesta e parë, prindër, nxënës dhe përfaqësues nga shoqëria civile janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.
Protestuesit njoftuan se të mërkurën sërish do të mbahet një tjetër protestë nëse nuk do të ketë reflektim për kërkesat, njëra prej të cilave është edhe dorëheqja e Ministres së Arsimit.
Tv Klan