Gazetarja Glidona Daci raporton në “Rudina” në Tv Klan detaje nga vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” . Ajo shprehet se e njihte babain e viktimës i cili punonte si kamarier në një nga lokalet pranë SPAK. Babai i 14-vjeçarit ka qenë në punë gjatë kohës që ka mësuar fillimisht për plagosjen e të birit.
Glidona Daci: Ajo e cila më dhemb më së shumti në gjithë këtë histori është që unë njoh babain e 14-vjeçarit. Prej disa vitesh ai punonte si kamarier në një nga lokalet në afërsi të Prokurorisë së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjatë ditës së djeshme e ka mësuar lajmin gjatë kohës që po shërbente në punë, ishte duke ushtruar detyrën e tij si kamarier, aty ku është njoftuar nga familjarët se i biri ishte plagosur dhe ndodhej në gjendje të rëndë por më pas humbi jetën./tvklan.al