2 javë nga vrasja me thikë e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”, prindër, nxënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur sërish dhe kërkojnë “Drejtësi për Martinin”.

Protestën e katërt ata e nisën nga shkolla “Fan Noli” duke vijuar me një marshim drejt “Ministrisë së Arsimit” teksa kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit si mosreagim për ngjarjen e 14-vjeçarit.

Veç dorëheqjes së ministres së Arsimit, kërkojnë edhe rritjen e numrit të psikologëve duke arritur një raport 1 psikolog për 200 nxënës, qëndrimin në shkollë deri në orën 16:00 si dhe bllokim të gjuhës së dhunës dhe urrejtjes në rrjetet sociale.

Sipas prindërve, shkollat nuk garantojnë as sigurinë fizike të fëmijëve, ndërkohë që distancohen çdo tentativë për të politizuar protestën./tvklan.al