Përparim Ademi lihet në burg pa afat nga gjykata
Pa maskë dhe i qetë, Përparim Ademi është shfaqur i penduar pasi vrau më 31 Dhjetor dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhin.
Gjykata e ka lënë në qeli 59-vjeçarin, i cili duket se vrasjen e kishte organizuar më herët.
Televizioni Klan ka zbardhur dinamikën e vrajes së dy motrave. Sipas dosjes së prokurorisë, Përparim Ademi ishte konfliktuar në datën 30 Dhjetor më dy motrat. Një ditë më pas ai mori një kallashnikov dhe shkoi sërish te banesa e tyre. Po për të hapur derën, përdori një fëmijë të lagjes si karrem.
Fëmija trokiti në derë ku Zhaneta e Kristina ishin duke konsumuar drekën dhe i hapën derën të miturit. Në këtë moment në banesë futet Përparim Ademi. Dy motrat tentuan ta nxirrnin jashtë dhe mes tyre ka nisur konflikti fizik.
Në një moment 59-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe qëllon me breshëri ndaj Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit.
Motrat janë rrëzuar në tokë dhe Përparim Ademi i ka qëlluar edhe nga distancë e afërt, derisa i mbaroi karikatori me 26 plumba.
Sipas dosjes, gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie, pasi Zhaneta Metani nuk pranoi të kishte lidhje më me 59-vjeçarin.
Ademi ishte i martuar dhe sipas prokurorisë, edhe gruaja e tij kishte dijeni për lidhjen jashtëmartesore. Madje Zhaneta dhe Ademi kishin edhe një djalë, por të regjistruar me mbiemrin Metani.
Rezulton se Përparim Ademi ka patur njohje fillimisht me Kristina Bardhin dhe më pas prej vitesh ishtë në lidhje me motrën e saj Zhanetën.
Tv Klan