Nuk është bërë i mundur në orët e para pas vrasjes indetifikimi i personave që qëlluan mbi Florian Vilen. Vrasja e kryer rreth orës 22, kohë kur presidenti i firmës “Flevi” po kthehej në banesën e tij, është bërë nga dy persona të cilët kanë përfituar nga momenti kur 36 vjeçari po priste disa çaste hapjen e portës së hekurt të oborrit. Mbi Vilën ështe qëlluar me 4 plumba pistolete, ndërësa personat janë larguar menjëherë nga vëndi i ngjarjes. I vetmi që ka arritur të shoh atentatorët ka qënë roja i rezidencës, i cili po shkonte në drejtim të kangjëllave për të hapur portën.

Fillimisht pas ngjarjes është përhapur versioni se dy atentatorët kanë qënë të veshur me uniforma policie, por ky variant është rrëzuar më pas gjatë hetimeve paraprake. Policia e Tiranës ka marrë në pyetje fillimisht rojen e godinës dhe disa persona të tjerë të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pista e parë e hetimeve ka qënë një konflikt i presidentit të firmës që merrej me tregti hekuri me familjarët e një puntori të aksidentuar gjatë punës. Por ky varjant hetimi ka rënë në orët e para pas ngjarjes pasi vetë familjarët e të dy palëve janë shprehur se viktima Florian Vila ishte përgjigjur familjes së dëmtuar me një dëmshpërblim material.

Policia ndërkohë po heton në disa pista të mundshme të krimit. Të afërm të familjes Vila shprehen se viktima nuk kishte marrë ndonjë kërcënim apo gjobë. Gjithashtu 36 vjeçari lëvizte pa badigardë me gjithë rëndësinë dhe pasurinë që kishte firma që zotëronte. Por të gjitha këto priten të verifikohen pas hetimeve policore, e më pas dhe nga verifikimet e veprimtarisë së biznesit të 36 vjeçarit të vrarë.

Jashtë kamerave televizive të afërmit e viktimës hedhin dyshime se njeriu i tyre mund të ketë qënë viktimë e konkurencës në biznesin ku ai punonte./tvklan.al