Kryeministri Edi Rama do të mbajë të mërkurën në orën 8:30 të mëngjesit një konferencë për shtyp.

Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, ka mësuar se kreu i qeverisë do të flasë për ngjarjen në Fier. Rama do të flasë nga aeroporti i Rinasit, për shkak se do të niset për në Itali.

Ngjarja e sotme, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau fqinjin e tij 8-vjeçar Mateo Vasiun ka tronditur tërë opinionin publik./tvklan.al