Ruben Saraiva është paraqitur sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me prova e reja që e implikojnë atë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Pas seancës pala mbrojtëse pretendoi se provat e paraqitura nga prokuroria nuk janë të mjaftueshme për implikimin e portugezit në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.
Avokati Kujtim Cakrani konfirmoi se Saraiva vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim para togave të zeza lidhur me ngjarjen dhe se është shprehur se do të jetë në gatishmëri të drejtësisë shqiptare.
Seanca gjyqësore e radhës ndaj Saraivas do të mbahet më datë 16 tetor.
Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.
Tv Klan