Sali Berisha: “Erdha t’iu ngushëlloj, por dhe të përgëzoj të gjithë anëtarët e tjerë të njësisë që morën pjesë në operacion. Lufta kundër krimit ka çmim dhe ne duam që ai çmim të jetë gjithnjë, sa më i vogël i mundshëm, por toleranca zero është parimi ynë i parë.”
Me këto fjale kryeministri i vendit Sali Berisha i është drejtuar stafit policor në drejtorin e përgjithshme të policisë së shtetit. Vetëm pak ditë pas vrasjes se katër oficerëve të trupës speciale të operacioneve sekrete, kryeministri deklaron se do ta kërkojë po të njëjtën mënyrë për të luftuar krimin, tolerancë zero ndaj tij.
Sali Berisha: “Trimëria, vendosmëria për zero tolerancë ndaj krimit ishin më kulmore se kurrë. Asgjë më të dhimbshme nuk ka për ne sesa mungesa sot midis nesh e Fatos Xhanit, Kastriot Feskës, Saimir Xhushkollarit e Altin Disdarit, por do të ishte tmerrësisht më e dhimbshme dhe më poshtëruese për mbarë kombin në qoftë se ndaj kësaj bande dhe këtij superkrimineli nuk rezervohej toleranca zero që njësiti i operacioneve speciale i rezervoi atë ditë atyre. Lufta kundër krimit ka çmimin e vet, me dhjetëra e dhjetëra herë unë kam shprehur me vete edhe publikisht admirimin tuaj për ju dhe në të gjitha konferencat ku kam marrë pjesë për trimërinë dhe shkallën më të lartë të profesionalizimit që ju keni dëshmuar në liftin kundër krimit. Ka qenë shumë e vështirë unë ju them ju që fillimisht në arenën ndërkombëtare me shumë skepticizëm i dëgjonin deklaratat e mia dhe më vonë, kur kalohej nga suksesi në sukses më pyesnin haptas a do të jenë të parikthyeshme këto arritje të Shqipërisë? E premtja dëshmon se toleranca zero e juaja është më funksionale se kurrë.”
Pasi ka mbledhur informacionin mbi shumë rrethana në të cilat u krye operacioni i së premtes në plazhin Iliria në Durrës, kryeministri Berisha ka deklaruar se asnjë nga katër oficerët nuk gjendej rastësisht aty.
Sali Berisha: “Unë dua që Shqiptarët ta dinë se secili prej tyre ka rënë në mënyrën më heroike, se kryekrimineli nxori bandën nga makina dhe anëtarët e njësisë së operacioneve të veçanta në emër të ligjit vepruan ndaj tyre për t’i arrestuar, për t’i ndaluar. Ashtu siç kërkon ligji dhe ata që u ndodhën aspak rastësisht përballë bandës dhe kriminelit bënë atë që duhet të bënin. Bënë detyrën, ranë për të ftuar pavdekësinë dhe ne do i nderojmë gjithmonë, por akti tyre është frymëzim i madh për ne, është frymëzim për ju, për ta vazhduar këtë betejë çdo orë, çdo ditë, çdo javë. Unë e di se shumë shqiptar me mijëra shtrojnë pyetjen dhe thoin me veten e tyre me dhimbje, sikur t’i kishin asgjësuar, por Fatosi, Altini, Kastrioti, Saimiri edhe në çastet më të fundit ët jetës së tyre u dëshmuan fytyra dhe morali i ligjit. Ju jeni vetë profesionistë dhe në qoftë se ka një sakrificë sublime për ligjin dhe në emër të ligjit, rasti më i pastër, më heroik është rasti i tyre. Atyre s’u kushtonin gjë breshëritë mbi ata që dolën nga makina, por ligji kërkonte t’i ndalonin.”
Kjo ngjarje padyshim ngriti shumë pikëpyetje, për mënyrën se si u organizua operacioni për kapjen e një personi të kërkuar, për mënyrën se si Dritan Dajti, kishte mund të jetonte i lirë dhe pse mbi të ishin ngritur një lum akuzash të rënda.
Këto tashmë janë bërë objekt i një hetimi nga prokurorë të krimeve të rënda. Ajo çka duhet të rishikohet është ligji për statusin e policit i dhe ai për goditjen e krimit të organizuar. ../tvklan.al
Gazetarja: Anila Llabani