Me këtë makinë tip “Benz” ngjyrë e zezë që shihni në pamje, autori i vrasjes së 50-vjeçarit, Alfred Dedja, Julian Gjoshi, u largua nga restoranti në Ndroq ku kreu krimin.

27-vjeçari e braktisi atë në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës” dhe policia është duke u mundua të kuptojë nëpërmjet kamerave të sigurisë se me çfarë është larguar dhe në cilin drejtim.

Hetuesit për disa orë bën këqyrjen e makinës dhe fiksimin e të gjitha provave materiale dhe gjurmëve të gishtave të lëna pas nga i riu, i cili u identifikuar menjëherë pas krimit.

Policia ka arritur të zbardhë të gjithë dinamikën e vrasjes së ndodhur në ambientet e një restoranti në Ndroq nga dëshmitë e personave dhe kamerat e sigurisë.

Rezulton se ka qenë 50-vjeçari ai që sapo e ka parë Julian Gjoshin, i ka shkuar atij në tavolinë. Në këtë moment 27-vjeçari ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit, që kishte me vete.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur Alfred Dedja është qëlluar me 5 plumba, 3 prej tyre e kanë kapur në trup duke humbur menjëherë jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia i gjeti armë zjarri edhe viktimës, teksa të dy rezultojnë të skeduar nga policia për vjedhje dhe trafik narkotikësh.

Ndërkohë 27-vjeçari i shpallur në kërkim, është arrestuar në vitin 2020 nga Policia e Tiranës pasi u gjet me armë zjarri në makinë.

Burimet konfirmuan për Tv Klan se disa kohë më parë, Gjoshi dhe Dedja janë konfliktuar, megjithëse motivet mbeten ende të paqarta.

Tv Klan