Dyshime se Dumani dhe Talo Çela fshihen mes Lushnjes e Durrësit
Katër vrasje që kanë ndodhur mes Elbasanit dhe Rrogozhinës, kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Policia dhe Prokuroria po i heton vrasjet e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt, Bujar Çelës dhe Klevis Kapllanit, në një çështje.
Nuredin Dumani është personi që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Bujar Çelës dhe Emiljano Ramazanit, ndërkohë që Erion Alibej, po hetohet si i përfshirë në ekzekutimin e Ramazanit dhe Runajt.
Nga ana tjetër ka dalë në hetime edhe emri i Talo Çelës në vrasjen e Klevis Kapllanajt, çka bën që hetuesit të përqëndrohen vetëm tek këta 3 persona.
Ndërkohë Nuredin Dumani dhe Talo Çela i kanë shpëtuar disa aksioneve të RENEA për arrestimin e tyre.
Ka dyshime se Dumani dhe Çela fshihen mes Lushnjes dhe Durrësit. Nuredin Dumani i ka shpëtuar edhe një kontrolli të ditëve të fundit që policia ka bërë, duke e kthyer atë dhe Talo Çelën, ndër personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit.
Vrasjet e fundit në Elbasan kanë lidhje me një konflikt që ka nisur mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit.
Tv Klan