Një studente nga Britania, e cila u diagnostikua gabimisht me gjendje ankthi, në të vërtetë vuante nga një lloj i rrallë tumori, që shkakton vdekje të ngadaltë nga gjakderdhja e brendshme.
24 – vjeçarja April Heath nga Cambridge shkoi tek mjeku pasi dyshonte se kishte ftohje, por ky i fundit i tha se gjendja e saj vinte si pasojë e stresit të tepër dhe një infeksioni në vesh.
Megjithatë gjendja e të fiktit dhe lodhja e vazhdueshme nuk po largoheshin, ndaj partneri i saj e çoi për vizitë tek një tjetër mjek. Ky i fundit e shtroi menjëherë në spital, fillimisht pasi pa se ishte anemike dhe se sasia e gjakut në trup ishte tepër e ulët.
Gjatë analizave, mjekët zbuluan se Heath në fakt kishte një tumor beninj në stomak.
Ajo mori disa trasfuzione gjaku përpara se t’i nënshtrohej operacionit për heqjen e tumorit.
Pas 6 orësh, mjekët arritën të hiqnin masën e tumorit nga trupi i të resë./tvklan.al