Pasi Gjykata u dha vulën, drejtuesit e strukturave më të larta në PD kanë nisur takimet me qytetarët. Ndalesa e radhës ishte në Përmet nga ku kreu i grupit Gazment Bardhi Bardhi pati dhe një përgjigje për Lulzim Bashën, i cili paralajmëruar rekurs të vendimit.
Gazment Bardhi, kreu i grupit të PD: Mos i besoni këto përrallat me rekurs, sepse do duhet që t’ua shpjegoni edhe demokratëve edhe ata që nuk na janë bashkuar deri tani. Janë demokratë kanë të njëjtin sakrificë si ju. Kanë bërë të njëjtën përpjekje për fitoren e PD njësoj si ju, prandaj hera e shtëpisë së tyre është e hapur. Dhe ata e kanë vendin këtu.
Ndërsa deputeti Flamur Noka nuk ka kursyer në akuza SPAK që sipas tij po kursen Edi Ramën.
Flamur Noka, deputet i PD: Dumani e ka fytin e lidhur, i ka duart e lidhura ndaj dhe shqiptarët largohen sot nga ky vend. Dumanit do i themi nuk ke për të qenë kurrë i denjë për atë vend sepse nuk mund të ketë drejtësi të denjë në një vend që lufton natë e ditë me opozitën.
Pak ditë më parë Gjykata e Apelit i dha vulën Sali Berishës ndërsa Lulzim Basha ka paralajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë.
Klan News