Ambasadori amerikan në Shqipëri Jon Withers deklaron, se zhvillimi i turizmit shqiptar është një meritë sa e qeverisë edhe e bashkisë së kryeqytetit. Me tone të zbutura dhe shumë domethënëse, diplomati amerikan ka dhënë mesazhe të qarta vlerësimi për arritjet që Shqipëria ka bërë në fushën ekonomike.

John Withers: “Promovimi i një rritje ekonomike me bazë sa më të gjerë dhe reduktimi i varfërisë mbeten ndër objektivat kryesore të programit amerikan të ndihmës në Shqipëri. Zhvillimi i turizmit është një pikë kyç për arritjen e këtij objektivi. Turizmi njihet si një ndër forcat kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, një fushë që ofron vende pune dhe të ardhura për mijëra familje në vend. Unë vërej me kënaqësi se qeveria e Shqipërisë dhe bashkia e Tiranës e kanë bërë zhvillimin e turizmit një prioritet kyç të vendit.”

Nga gazetarë e huaj Shqipëria konsiderohet si sekreti i fundit i Evropës. Në vitin 2008 Shqipëria pati një numër rekord turistesh dhe ka shuam arsye për të besuar që përmes menaxhimit të duhur ky nivel do të vazhdojë të rritet dhe në vitet që vazhdojnë, ndërsa përherë e më shumë personat zbulojnë Shqipërinë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Ben Haxhiaj