Barcelona duket se ka identifikuar edhe zëvendësuesin e Marc Andre Ter Stegen për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas mediave spanjolle, Wojciech Szczesny ka rënë dakord për t’u rikthyer në aksion për të firmosur për katalanasit.
Megjithatë, mediat spanjolle shtojnë se Barcelona tani duhet të negociojë me Juventusin pasi bardhezinjtë kanë një klauzolë në marrëveshjen me Szczesny. Në rast se polaku do gjendet një klub të ri, portieri do depozitonte në arkat e bardhezinjve rreth 2 milionë euro në formë bonusi.
Klauzola i lejon Juventusit të kursejë 2 milionë euro nga shpërblimi prej 4 milionë eurosh të rënë dakord me portierët polak muajin e kaluar. Szczesny kishte një vit të mbetur në kontratën e tij prej 6 milionë eurosh me italianët. 34-vjeçari ndërpreu kontratën me Juventusin në muajin gusht, disa javë para se të shpallte pensionimin e tij, kështu që marrëveshja me bardhezinjtë është ende e vlefshme.
Klan News