Spektakli më i madh i talenteve, “X Factor Albania” në Tv Klan, ka hyrë në fazën e Vilave, ku 30 konkurrentë do të përballen për të siguruar një vend në netët live. Me tri skuadra në garë – vajzat, djemtë dhe mix – mentorët dhe të ftuarit e tyre do të ndihmojnë në përzgjedhjen e 15 konkurrentëve më të mirë që do të vazhdojnë ëndrrën e tyre për të prekur skenën e madhe.
Skuadrat dhe Konkurrentët:
Mix – Mentor: Young Zerka
Pranvera Bako (Era)
Ergi Hasani
Elvi & Albi Kapedani
Orjald Debinja
Salvatore Mete
Elisa Ungaro
Ervisa Kunxhiu
Anxhela Shanaj
Eni Guci
Djemtë – Mentore: Elhaida Dani
Fortunato Cugilari
Amarildo Vesho
Petrit Fejzo (Petro)
Valdrin Mustafa
Lorian Dedaj
Greldjan Nelaj
Nigel Xherimeja
Marin Grabocka
Serxho Toma
Albion Pllumbi
Vajzat – Mentore: Arilena Ara
Anja Myrtaj
Bletisa Karaj
Rigersa Loka
Alda Cuka
Leandra Godaj
Klarisa Lako
Marjana Papa
Klea Murati
Albana Bajratari
Sibora Teqja
Konkurrentët do të performojnë përpara mentorëve dhe të ftuarve të tyre, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e tyre përpara se juria të marrë vendimet përfundimtare. Kjo fazë është përballja e fundit përpara se ëndrra e tyre të vijojë në netët live, ku ata do të kenë mundësinë të ndriçojnë skenën e madhe dhe të fitojnë zemrat e publikut.
Spektakli premton emocione dhe sfida të mëdha për të gjithë konkurrentët që do të luftojnë për një vend mes më të mirëve. Kush do të kalojë në fazën tjetër? Skena e “X Factor Albania” është gati për surprizat e radhës!
/tvklan.al