“Careless whisper” nga George Michael ishte kënga me të cilën u ngjit në skenën e “X Factor Albania”, Ori. Me vokalin e veçantë ai dominoi skenën madhështore që në çdo sezon zbulon talente të rinj.

Teksa dëgjoi komplimentet dhe kritikat e jurisë, Ori kërkoi fjalën për të thënë diçka për babain e tij që ndodhej në publik.

“Ndryshoje atë zile telefoni pasha Zotin”, iu drejtua ai të atit për këngën që tashmë i ishte bërë “makth”, dhe ishte pikërisht kënga që ai performoi mbrëmjen e sotme në natën e dytë live të spektaklit muzikor.

Ori: Juria ime më e madhe është prindi im baba. Këtë këngë e ka zile celulari. Unë nuk kam pasur nevojë ta mësoj se e dëgjoj jo një herë, por 200 herë në ditë.

Alketa Vejsiu: Jo unë do i bie tani në telefon babit tënd ta dëgjoj si do bjerë zilja.

Ori: Jo të lutem! Tmerr! Tani baba i dashur erdhi kënga ndryshoje atë zile telefoni pasha Zotin./tvklan.al