Joan Laporta do të shkarkojë trajnerin Xavi Hernandez menjëherë pas përfundimit të sezonit. Shkak është bërë deklarata e tij para ndeshjes me Almeria.
“Jemi në një situatë shumë të vështirë, mbi të gjithë në nivel ekonomik për të konkuruar me rivalin siç është Madridi në Spanjë apo edhe në Europë. Ne jemi në një situatë ekonomike që as nuk ngjan fare me atë të 25 viteve më parë, kur trajneri vinte dhe kërkonte lojtarët të caktuar për marrë në skuadër. Kam folur me presidentin dhe me drejtorin sportive Deko, por ne do të luftojmë për titullin por na duhet kohë”, tha ai.
Kjo deklaratë e sinqertë e Xavi, ka bërë që presidenti të ndihet i tradhtuar dhe të vendosë të shkarkojë trajnerin pikërisht 23 ditë pasi ranë dakord se ai do të qëndronte.
Mesa duket tekniku ka nxjerrë sekrete të klubit. Mbetet për t’u parë nëse ndarja do të jetë miqësore, pasi në janar Xavi kishte pranuar të largohej në fund të sezonit pa kërkuar që t’i paguhet pjesa e mbetur e kontratës dhe nuk ishin pak, por 10 milionë Euro.
Tv Klan