Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan kanë folur së fundmi për “shoqërinë” që kanë krijuar me njëra-tjetrën.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi është shprehur se nuk ka asnjë shoqe në këtë dating show, teksa ka theksuar se ka raporte të mira me të gjitha.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Saimirin, për të cilën ka thënë se janë distancuar.
Pse ke pasur vetëm një takim me Saimirin?
Pas takimit tim, Saimiri pati disa takime me disa nga vajzat e tjera dhe pati më shumë afrimitet me vajzat e tjera. Kaq!
Kam arritur në përfundimin që mbase edhe i është shuar ndjenja. E pres edhe pjesën e eliminimit. Nuk është çështje grinte, është diçka që ose krijohet ose nuk krijohet.
Unë me Saimirin jemi natyra shumë të ngjashme, jemi pas serioz, pak të stepur. Serioziteti nuk është tek pjesa e puthjeve, është seioz si natyrë, natyrë e rezervuar.
Nuk jap ultimatum, sidomos në çështjet e zemrës. Thjesht do ishte më e mira që të ndahen gjëra nga të dy.
Frikë nuk km asnjërën, por shikoj si konkurrente të fortë Merin. Ne këtu nuk kemi ardhur për të analizuar marrëdhënien e Saimirit me vajzat e tjera, marrëdhënia e vetme që dua të analizoj është ajo imja me Saimirin.
Shoqëri kemi krijuar edhe me vajzat që janë këtu, edhe me ato që kanë ikur. Shoqëria do shihet jashtë, kur të mos jemi më në një garë për një djalë. Kemi të gjitha marrëdhënie korrekte. Asnjërën nuk kam shoqe!/tvklan.al