Aktori turk Erkan Petekkaya do ta mbartë në arenën ndërkombëtare betejën gjyqësore me kompaninë tashmë të falimentuar “
Endemol Shine Turkiye
”, e cila ka prodhuar serialin “
Fate të Kryqëzuara
”.
Aktori 47-vjeçar, i cili për 3 vite ka luajtur rolin kryesor (të Xhihanit) në serialin “Fate të Kryqëzuara”, pretendon se kompania i detyrohet 3 milionë lira turke (mbi 700 mijë dollarë).
Në betejën e tij ligjore, Petekkaya mbështetet edhe nga ish-CEO i “
Endemol Shine Turkiye
”, Hakan Eren.
“
HaberTurk
” raporton se aktori u ka thënë miqve të tij se javën tjetër do të niset drejt Londrës për këtë çështje dhe se “
nuk do të kthehem pa marrë paratë
”.
“
Fate të Kryqëzuara
” ishte një ndër serialet më të suksesshëm në Turqi, duke u shpallur edhe si seriali më i shitur jashtë vendit për vitin 2016.
Disa prej aktorëve kryesorë pretendojnë se kompania ka marrë fitimet nga seriali dhe ka shpallur falimentin për të mos paguar një pjesë të detyrimeve. /tvklan.al