Duket se Stambolli është një ndër destinacionet e preferuara të shqiptarëve edhe sidomos më shumë tani gjatë pandemisë që ishte edhe ndër të paktat alternative. Por jo vetëm, serialet turke gjithashtu që kanë thyer audiencën edhe në Shqipëri në Televizionin Kombëtar Klan kanë bërë që të njihemi edhe më shumë me të. Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë në emisionin “Rudina” Albert Dumani, drejtor Programacioni në Tv Klan, Sava Bardhi përfaqësuese e “SavaTours”, si dhe në një lidhje Skype nga një pikë e bukur e Stambollit instruktorja Linda Kalemi.
Albert Dumani: Ajo që është e bukur është se nga serialet që janë shfaqur dhe për publikun shqiptar në Televizionin Klan, ti shikon që është për shembull shtëpia e “Diamanteve dhe Dashuri”. Ti e shikon edhe në këmbë, por edhe kur bën xhiro në Bosfor. Por dhe ajo vila e mrekullueshme që është tek seriali “Fate të kryqëzuara”. Një vilë që u kthye në muze dhe u vizitua nga më shumë se 1 milion njerëz në vit.
Rudina Magjistari: Prej faktit që ishte vila ku ishte xhiruar filmi?
Albert Dumani: Po, prej faktit që ishte ku u xhirua filmi dhe pati një 4-fish rritje të numrit nga bota arabe, nga Lindja e Mesme dhe prandaj dhe me të drejtë ata investonin dhe bënin prodhime shumë të mira kinematografike dhe televizive. Serialet turke kanë ndikuar në përhapjen e bukurisë së Stambollit kryesisht dhe të kulturës turke. Një reklamë shumë e mirë dhe prandaj Erdogani investonte./tvklan.al