Aktori i njohur turk Erkan Petekkaya, shumë i njohur në vendin tonë për rolin e Xhihanit në serialin e suksesshëm “Fate të kryqëzuara” të transmetuar në Tv Klan, ka deklaruar se skenat e puthjeve nuk janë pjesë e domosdoshme e skenarit.
“Unë nuk e kuptoj se si një aktor mund të kthehet në shtëpi pas skenave të tilla dhe të shohi në sy gruan apo fëmijët e tij”, tregon Erkan Petekkaya.
Së fundmi aktori është bërë pjesë e një seriali të ri turk, “Pavarësisht”. Pak kohë më parë ai ishte në qendër të vëmendjes së mediave turke për gjyqin ndaj kompanisë së produksionit të serialit “Paramparça”, pasi sipas tij, ai nuk ishte paguar për të gjitha episodet e Xhihanit. /tvklan.al