Sapo vulosi lavdinë në Kupën e Amerikës në orët e hershme të së hënës, skuadra e Argjentinës me filloi festimet, si brenda dhe jashtë stadiumit në Miami, Florida.
Gjatë festimeve në autobusin e skuadrës, lojtarët kënduan një këngë e cila është krijuar nga tifozët gjatë Kupës së Botës në Katar kur argjentinasit fituan në finale ndaj Francës.
Regjistruar në një video-live nga mesfushori i Albiceleste dhe Chelsea, Enzo Fernández, kënga me përmbajtje fyese, diskriminuese dhe raciste u këndua nga lojtarët Argjentinës.
Lojtari francez i Chelsea, Fofana reagoi dje duke dënuar veprimin dhe duke mos ndjekur në rrjete sociale Enzo Fernandez. Gjithashtu Federata Franceze e Futbollit dërgoi ankesë ligjore në FIFA dhe kërkesë për dëgjim rreth rastit nga Federata e Argjentinës.
Sot ylli i Barcelonës, Jules Kounde në lidhje me rastin ka reaguar në X. Wesley Fofana ka postuar videon e lojtarëve argjentinas duke kënduar këngët me kore raciste dhe Kounde ka komentuar ‘E vajtueshme’.
Le football en 2024 : racisme décomplexé 🤦🏽♂️🤦🏽♂️🤦🏽♂️ pic.twitter.com/MGkH5wPmNU
— Wesley Fofana (@Wesley_Fofana3) July 16, 2024