Ndëshkimi me karton të verdhë ndaj Parmës, i ka kushtuar rëndë mesfushorit të Milanit, Youssouf Fofana. 26-vjeçari ka humbur derbin ndaj Interit javën e ardhshme.
Fofana ishte një nga lojtarët që rrezikonin prej kartonëve dhe ndëshkimi ndaj Parmës i ka plotësuar numrin e pesë ndëshkimeve me të verdhë, që sjell edhe pezullimin për një ndeshje.
Humbje e madhe për Milanin, duke ditur se francezi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për ekipin.
Kjo do të jetë ndeshja e parë që Fofana humb këtë sezon, pasi ka luajtur në të gjitha takimet e tjera. /tvklan.al