I njohur me pseudonimin “Doktori i parfumeve”, ky ekspert i aromave i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të krijojë çdo parfum që dëshirojnë klientët e tij.
Yusuf Bhai, i cili është me origjinë nga India, u frymëzua për t’u marrë me këtë biznes nga dashuria e babait të tij për parfumet.
Klientët që vijnë në dyqanin e tij janë të surprizuar nga aftësia e tij për të kijuar parfume me aroma të ndryshme nisur nga ajo e tokës e deri tek ajo e trëndafilave.
Një klient i lumtur është edhe Mohammed Firas i cili ka kërkuar atij të realizojë një parfum me aromën e tokës e cila i ngjall atij kujtime nga fëmijëria.
“Nuk e prisja të njëjtën aromë. Nuk e prisja që do të ishte kaq e ngjashme. Ka pothuajse 95% aromën e tokës kështu që më kujton atdheun tim sa herë që e ndjej atë .”
Bhai thotë se ëndrra e tij është të zgjerojë biznesin dhe të shesë parfumet në të gjithë botën.
Klan News