Në ish-zonën ushtarake të Gjadrit vijon puna për ndërtimin e kampit ku do të qëndrojnë emigrantët e kapur në det. Punimet nuk janë ndalur, ndonëse hapja e kësaj qendre u shty për në muajin nëntor.
Në pamjet e siguruara nga Tv Klan vërehet se në perimetrin ku po ndërtohet kampi deri me tani ka mbërritur baza materiale dhe makineritë e rënda që do të kryejnë punimet.
Siç duket edhe nga tabela e afishuar në hyrje të kantierit të ndërtimit punimet po kryhen tërësisht nga italianët. Qeveria italiane pati si qëllim që ish-zona ushtarake e Gjadrit të mund të priste emigrantët e parë në fund të muajit maj, por ky proces u shty me 6 muaj.
Punimet po ecin edhe portin e Shëngjinit, aty ku do ngrihet qendra e pritjes së emigrantëve që do kapen në det për t’u kaluar më pas në Gjadër. Ndërsa presin procedurat për azil, sipas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë qendrat e pritjes së emigrantëve në vendin tonë do të mund të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit.
Tv Klan