Bimët narkotike pikasen nga helikopteri i televizionit

Duhet të ishte një stehë e sigurtë, por ndodhi e kundërta. Një plantacion me 40 rrënjë marijuanë u pikas nga helikopteri që po shoqëronte grupin e çiklistëve drejt finishit në një etapë të xhiros së Spanjës.

Bimët e ndaluara ishin vendosur në vazo në tarracën e një pallati në Igualada në krahinën e Katalunjës. Një provë e pakundërshtueshme që solli edhe sekuestrimin e sasisë së marijuanës. Autoritetet kishin shkuar edhe më parë në të njëjtën ndërtesë pas ankesave të banorëve, por nuk kishin marrë bimët narkotike për motive të paqarta, ndërsa zotëruesit ishin larguar.

Publikimi i tyre në televizionet e të gjithë botës shtynë policinë të ndërmerrte këtë aksion. Sipas ligjit spanjoll, kultivimi i marijuanës në sasi të vogla dënohet deri 30 mijë Euro gjobë.

Tv Klan