Gjatë një intervistë për Fox News, Presidenti Donald Trump tha se biseda e tij me Presidentin kinez Xi Jinping javën e kaluar ishte miqësore dhe mund të arrijë një marrëveshje tregtare me Kinën.

“Shkoi mirë. Ishte një bisedë e mirë dhe miqësore, kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me të, para COVID- it. Xi Jinping është një njeri shumë ambicioz”, tha Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë megjithese deklaroi se nuk do të përdorte më mirë tarifat kundër Kinës edhe pse i quajti ato një fuqi të jashtëzakonshme.

“Ne kemi një fuqi shumë të madhe mbi Kinën, dhe këto janë tarifat. Sigurisht që Kina nuk i do. Dhe më mirë nuk do të më duhej ta përdorja. Por është një fuqi e jashtëzakonshme mbi Kinën”, tha Trump.

Udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha në botë diskutuan disa çështje duke përfshirë Tiktok, tregtinë dhe Tajvanin në një telefonatë para ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump.

Presidenti amerikan ka njoftuar tarifa ndëshkuese prej 10 % për importet nga Kinasepse thotë se fentanyl po dërgohet nga Kina në SHBA nëpërmjet Meksikës dhe Kanadasë.

Ai ka kërcënuar gjithashtu tarifat kundër Bashkimit Evropian, Meksikës dhe Kanadasë.

Ndërsa aksionet globale u rritën të nxitura nga qëndrimi më i butë ndaj tarifave mbi Kinën dhe uljes së normave amerikane.

Klan News