Drini Zeqo: “E dimë që jeni thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme. Cilat kanë qenë arsyet e kësaj thirrje që iu është bërë juve dhe nëse keni shkuar cilat kanë qenë deklaratat tuaja?”
Zef Nikaj: “Duke e konsideruar atë si një veprim formal, të paligjshëm dhe për këtë qëllim unë nuk u paraqita në orarin e caktuar, por në orën 11 pa 20 kam shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, kam dorëzuar një memorie, për të cilën kundërshtoj veprimet e thirrjes sime në prokurori. Qëllimi i mosvajtjes përpara prokurorit të çështjes ishte se unë në vazhdimësi që nga data 6/11/2008 e në vazhdim i kam konsideruar veprimet e organit të prokurorisë atje të paligjshme. Për këtë qëllim ne jemi drejtuar gjykatës së shkallës së parë. Kolegu im, Genc Gjokutaj, i është drejtuar Gjykatës së Apelit dhe shkallës së parë. Kanë marrë një vendim të gjykatës së shkallës së parë për të cilën janë pezulluar të gjitha veprimet e kryera nga organi i akuzës atje në bazë të vendimit të gjykatës datë 18/11/2008. Sipas ligjit të nenit 325 të nenit 3 i kodit të procedurës penale jepet qartë në rastet e kësaj natyre kur jepet një vendim i tillë, kur mbarojnë afatet e hetimit. Gjykata me këtë rast ka ndërprerë afatin e hetimit të çështjes nga data 6/11 e në vazhdimësi, pra ka konsideruar që çdo veprim dhe çdo akt që mund të merret mbas datës 6/11 konsiderohet një veprim tërësisht i paligjshëm, një veprim që është me shkelje të kushtetutës, me shkelje të kodit të procedurës penale për të cilën klientit tim po i shkelen të drejtat”.
Drini Zeqo: “Ndërkohë çështja e klientit tuaj tashmë ashtu sikurse ne e thamë dhe pak më parë i ka kaluar Gjykatës së Lartë. Cilat janë hapat procedural që ju do të ndiqni më tej?”
Zef Nikaj: “Duket Prokuroria e Përgjithshme e pa që kjo çështje ngeli në derë dhe s’kishte çfarë të bënte sepse unë mendoj që ky proces do nxjerrin përgjegjësinë edhe unë si avokat i çështjes me thënë të drejtën unë do ngre të gjitha ato problemet ligjore për të cilat organi i prokurorisë ka zvarritur këtë proces, por këto do t’i bëj gjithmonë pasi të përfundojë hetimi, gjykimi i kësaj çështje. Është e vërtet që çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë. Atje e vura unë në dijeni rastësisht dje që ka vajtur çështja dhe ne do respektojmë çdo vendim që do marri Gjykata e Lartë. Ne kemi deklaruar vazhdimisht se jemi për respektimin e ligjit. Klienti im ka deklaruar disa herë që është për respektimin e ligjit, është për respektimin e vendimeve të ligjshme, për respektimin e vendimeve të gjykatës dhe ne kërkojmë që në të njëjtën kohë dhe organi i prokurorisë të respektojë vendimin e gjykatës. Përderisa kemi vendim të gjykatës së faktit që ka pezulluar të gjitha veprimet hetimore, atëherë lind pyetja përse ky organ i prokurorisë, ku e merr këtë forcë që shkel ligjin dhe nuk zbaton vendimin e gjykatës. Për ne kjo është një shkelje jashtëzakonisht e rëndë, për të cilët dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe për mua si avokat shtoj që kjo është një, mund të jetë një proces shumë i këndshëm për mua si avokat sepse kam mjete ligjore të asaj natyre që atë proces unë do ta deklaroj se s’bën të pavlefshëm”.
Drini Zeqo: “Për shembull, mjete të cilit tip?”
Zef Nikaj: “Mjete ligjore në mbrojtjen që do bëj në Gjykatën e Lartë dhe në të gjithë organet që më lejon ligji.”
Drini Zeqo: “Së fundmi do të doja t’ju pyesja për shkeljet procedurale që në mendimin tuaj ka nga Prokuroria e Përgjithshme. Jeni dakord dhe a do të qëndroni konsekuent në mendimin se këto shkelje do t’i paraqesin dhe pranë Gjykatës së Lartë?”
Zef Nikaj: “Po, por kjo është me thënë të drejtën meqenëse ne atje nuk u respektuan ligjet atje ne kemi besim të plotë se organet e drejtësisë, gjykata me thënë të drejtën ka mbajt qëndrim vazhdimisht korrekt atje që unë për veten time atje kam konstatuar që edhe Gjykata e Lartë ka profesionistë, ka njerëz që njohin mirë ligjin dhe kam besim të plotë që ata do respektojnë ligjin dhe ne do respektojmë çdo vendim që ata do marrin”./tvklan.al
Gazetar: Drini Zeqo