Turistët që planifikojnë të shkojnë në Zelandën e Re do të ndeshen me një taksë të lartë turistike e cila është trefishuar.
Nisur nga 1 Tetori çdo udhëtar i huaj do të paguajë një taksë prej 100 dollarë nga 35 dollarë e cila ishte më herët. Ky vendim i autoriteteve në Zelandën e Re është pritur me kritika .
Shefi ekzekutiv i Aeroporteve të Zelandës së Re, Billie Moore dhe Gavin Oliver në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters tha se tarifa më e lartë mund të dekurajojë turistët, veçanërisht pasi sektori I turizmit ende po përpiqet të rimëkëmbet pas izolimit nga Covid-19.
Tarifa prej 35 dollarësh në Zelandën e Re u prezantua në korrik 2019, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të mbuluar kostot që vijnë me flukset turistike.
Qeveria e Zelandës së Re gjithashtu ka rritur së fundmi kostot e vizave për vizitorët dhe ka një tjetër propozim për të rritur tarifat në aeroporte.
Pavarësisht kritikave autoritet në këtë vend bëjnë me dije se tarifa nuk do ti ndalë turistët dhe kanë besim se Zelanda e Re do të vazhdojë të jetë një destinacion tërheqës për vizitorët e huaj.
Klan News